Aplikacione

DoorDash akuzon bashkëpunëtorin për mashtrim


DoorDash, aplikacioni amerikan i shpërndarjes së ushqimit, ka akuzuar partnerin e saj të quajtur Olo se e ka mashtruar atë për vite me radhë duke përdorur të ardhurat për të forcuar pozicionin e tij përpara ofertës publike fillestare më të fundit.

E përditshmja, Financial Times, tregon se software-i Olo-s përdoret nga restorantet për të menaxhuar porositë e tyre nga aplikacione të shumta duke përfshirë edhe DoorDash-in në një platformë të vetme.

Debutimi i kompanisë së software-ve në Bursën e New york-ut e rriti atë me 39% në ditën e saj të parë ma një kapitalizim tregu prej 4.4 miliardë dollarësh.

Mirëpo, Doordash-i, i cili është klienti më i madh i Olo-s, ka depozituar dokumentet në Gjykatën e Lartë të New York-ut duke pretenduar se kompania e software-ve ka proceduar me tarifa më të larta se rivalët çka është në shkelje të një kontrate të vitit 2017.

DoorDash është shprehur se është “duke kërkuar dëmshpërblim për fshehje mashtruese dhe nxitje mashtruese”.

Kompania e shpërndarjes ka shtuar se “për të maksimizuar të ardhurat për ofertën fillestare publike, Olo mashtroi partnerin e saj më të madh të biznesit” dhe se Olo e kishte siguruar biznesin me një premtim se tarifat që ngarkonte nuk do të ishin më të larta se rivalët.

“Për më shumë se tre vjet, Olo ka mbingarkuar DoorDash-in duke fryrë të ardhurat e veta përmes mbledhjes nga kompania të miliona dollarëve më shumë se sa duhej të ishte paguar”, ka deklaruar kompania shpërndarëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore