Sport

Donnarumma transferim surprizë në klubin e Serisë A


Gazeta italiane, La Gazzeta dello Sport raporton se trajneri i Roma-s, Jose Mourinho, ka telefonuar, Gianluigi Donnarumma-n, për ta bindur këtë të fundit, të transferohet në Romë.

Duket se pas refuzimit të rinovimit me Milan-in, Donnarumma, po has vështirësi të tjera, pasi ekipet e interesuara nuk po bëjnë hapa konkret.

Barcelona tashmë e ka bërë të qartë, se nëse e transferon, ai do të jetë portieri i dytë. Juventus-i duket më i interesuari, por priten zhvillime pas takimit të Massimiliano Allegri-t me drejtuesit e klubit gjatë kësaj jave.

Mourinho kërkon të përfitojë nga kjo situatë, për të rrëmbyer shërbimet e një prej talenteve më të mëdhenj të portës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore