Sport

Donnarumma feston 22 vjetorin


Portieri i Milan-it dhe i Kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma feston më 25 shkurt, datëlindjen e 22-të. Ai u lind në Castellammare di Stabia, në Napoli. Vend ku hodhi dhe hapat e parë në futboll.

Nga viti 2003 deri në 2013, u aktivizua me akademitë e Napoli-t dhe më pas kaloi në akademinë e Milan-it, kur ishte 14-vjeç, për rreth 250 mijë euro.

Me Milan Primavera-n luajti nga 2013 deri në 2015. 2015 do të ishte dhe viti i debutimit me ekipin e parë të Milan-it.

Në shkurt të 2015, trajneri i Milan-it asokohe, Filippo Inzaghi, e thirri Gigio-n në ndeshjen kundër Cesena-s. Ndërsa në 1 qeshor 2015, nënshkroi kontratën e parë si futbollist profesionist.

Nga ajo kohë Donnarumma numëron 243 paraqitje me kuqezinjtë, ku ka pësuar 263 gola dhe në 85 raste e ka mbajtur portën e pa prekur. Gjithashtu ka fituar edhe një Superkupë të Italisë në sezonin 2016/17.

Me Milan-in ka një kontratë deri në verën e këtij viti dhe rinovimi ka ngecur për shkak të kushteve ekonomike.

Donnarumma është dhe pjesë e Kombëtares së Italisë duke zëvendësuar në formacion legjendën e portës italiane dhe njëkohësisht idhullin e tij, Gianluigi Buffon-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore