Tanët

Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren e parë në “Tokyo 2020”


Këtë të enjte është hedhur shorti për sportin e boksit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Donjeta Sadiku, e cila përfaqëson Kosovën në Tokio, në raundin e parë do të ndeshet me boksieren nga Britania e Madhe, Caroline Dubois.

Pra, për Donjetën do të jetë një short jo i lehtë, pasi që përballë do të ketë 20-vjeçaren e cila është kampione olimpike, kampione e botës dhe katër herë kampione e Evropës për mosha të reja.

Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.

Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, që ishte i pranishëm në short, thotë se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë të kalojë pengesën e parë.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Nëse kosovarja arrin të kalojë sfidën e parë, në të dytën do të ndeshet me boksieren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rashida Shakilya Quante Ellis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore