Përballje

Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale të turneut “Stradnja”


Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka arritur në gjysmëfinale të turneut të famshëm ndërkombëtar “Strandja” që po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.

Kosovarja në çerekfinale e mposhti rusen Ordina Aleksandrova me rezultat 5:0 në kategorinë deri në 60 kg, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Boksieri kosovar Besart Pireva përkundër fitore ndaj kroatit Leo Cvetkovic, ai u mposht pastaj nga ukrainasi Kost Maxym, në kategorinë deri në 81 kg.

Boksierët tjerë, Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku pësuan humbje, përkundër se Bajoku me potencialin e shfaqur ka mundur t’i takojë edhe fitorja.

Kujtojmë që drejtësinë në këtë turne, i cili llogaritet ndër më të fortët në Evropë, po e ndanë edhe gjyqtari i mirënjohur kosovar, Latif Demolli.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore