Sport

Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Evropian të boksit


Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, në çerekfinale, mposhti rumunen, Andrea Loredana Marin, për të kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar.

Donjeta është duke luftuar në kategorinë deri në 60 kg.

Kujtojmë se Donjeta Sadiku shënoi fitore bindëse 5:0 ndaj Marinela Cani të Greqisë, në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian të boksit, ndërsa rrethin e parë, ajo e kaloi pa luftë.

Një medalje në boks, është një arritje shumë e madhe për Kosovën, dhe personalisht Donjetën, por në ditët në vijim mund të kalojë deri në finale, ku mund të sigurojë medalje të artë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore