Lajme

Donika Gërvalla në Bruksel për të takuar ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, sot udhëton për në Bruksel.

Këtë të hënë ajo do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

‘’Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell”, thuhet në njoftimin për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në këtë takim ku pjesëmarrës do të jenë ministrat e 276 shteteve të BE-së, “pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë”.

Në ftesën për zv. kryeministren Gërvalla, përfaqësuesi Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimorë është partneri më i afërt, me të cilin ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike, dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore