Stil

Donatella Versace: U deshën 1500 orë për ta realizuar fustanin e Dua Lipas


Dua Lipa gjatë ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale dhe media.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka fituar çmimin e Grammy’s për “Albumin më të mirë vokal të Pop-it” për vitin 2021 me albumin e saj, “Future Nostalgia” .

Krahas kësaj, 25-vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen e veçantë nën markën e ‘Versace’, duke qenë se bashkëpunon prej vitesh me të.

Versace është një kompani italiane e modës mjaftë luksoze e themeluar nga Gianni Versace në 1978, ku pas vdekjes , udhëtimin e tij e vazhdoi motra, Donatella Versace.

Megjithatë, për të realizuar fustanin me rrjetë të Lipës me kristale është bërë një punë shumë e madhe dhe kjo u zbulua nga stilistja italiane, Donatella Versace.

Kjo e fundit ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të së cilit tregon se ka punuar plot një mijë e 500 orë për ta realizuar dhe se përmban rreth 55 mijë kristale.

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55 mijë kristale”, u shpreh Donatella.

 


Krahas paraqitjes perfekte Dua rrëmbeu  ‘Grammy’-in e tretë këtë vit, pasi në 2019 mori dy ‘Grammy’ dhe u bë e para shqiptare që e arriti këtë.

“Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet bërë muzikë të trishtë për të ndier se ajo ka rëndësi dhe jam mirënjohëse dhe e nderuar pasi që lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, ka thënë Lipa pasi pranoi çmimin.

Dua, interpretoi këngën “Dont start now” në skenën gjigande të ceremonisë së Grammy’s, këngë kjo e cila po ashtu ishte e nominuar për “Regjistrimin/Incizimin më të mirë të vitit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore