Sport

Mercedes, i pari në Portugali


Valteri Bottas arrin “Pole Position” para shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton, në provat zyrtare në Portimao.

Finlandezi ishte vetëm 0,007 sekonda më i shpejtë në xhiron e tij se sa Hamilton.

Ndryshe nga provat e lira të mëngjesit, RedBull nuk shfaqi shpejtësinë e duhur në ato zyrtare.

Skuadra austriake arriti që të përfundonte menjëherë pas Mercedes-it, por nuk arriti atë që kërkoi: linjën e parë të startit.

Max Verstappen e përfundoi garën në vendin e tretë, para shokut të skuadrës, Sergio Perez.

Sainz i Ferrari-t pati një performancë shumë të mirë. Ai arriti të mbyllte provat në vendin e pestë.

Ocon, Norris, Leclerc, Gasly dhe Vettel mbyllën “top-10”.

Dështimi i ditës ishte Daniel Ricciardo, i cili përfundoi në vendin e 16-të.

Klasifikimi i plotë:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore