Lajme

Dola të isha presidenti më budalla në botë, thotë Vuçiç


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ende i vjen keq që mori vendimin që Serbia të braktiste minierat e litiumit dhe se ai “doli të ishte presidenti më budalla në botë”.

Vuçiç foli për TV Pink, duke komentuar protestën e aktivistëve mjedisor para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, se ekzekutivi nuk ka marrë asnjë vendim, por gjithçka ka vendosur vetë.

“Nuk e kuptoj pse kanë protestuar para Qeverisë. Kur të protestojnë, të protestojnë para presidencës, unë do t’u drejtohem dhe do t’u them, o njerëz, po e shkatërroni vendin”, tha Vuçiç.

Ai thotë se Serbia do të dëgjojë këshillat e ekspertëve norvegjezë se si të bëhen ndryshime në sistemin energjetik, sepse siç tha ai, “ne nuk dimë si ta bëjmë këtë”.

“Mos u zemëroni, por nuk e dimë, sepse nëse nuk kemi arritur të bëjmë diçka për 60 vjet, nëse mendoni se do ta bëjmë për një apo dy vjet, është e pamundur. Por është mirë që kemi nga kush të mësojmë, si FMN-ja, dikush që të na kontrollojë në mënyrë që të mos shpenzojmë më shumë sesa duhet”, tha ai.

Kur u pyet për luftën në Ukrainë, ai theksoi se pret që ajo të zgjasë me vite.

Në Serbi, qindra protestues kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç-it

Më 27 nëntor, qindra qytetarë u mblodhën para Qeverisë së Serbisë për të protestuar me ftesë të Shoqatës së Organizatave Mjedisore të Serbisë (SEOS), e cila pretendon se kompania Rio Tinto ende po blen prona në Jadra dhe se ky projekt nuk është ndalur, raporton Danas.

Demonstruesit e pranishëm kërkuan dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç.

Organizatorët e protestës njoftuan se do të qëndrojnë para Qeverisë së Serbisë deri në plotësimin e kërkesave.

Protestuesit mjedisorë prej muajsh kërkojnë përfundimin e planit, pasi janë të shqetësuar për sasinë e ndotjes që do të krijonte miniera.

Serbia është tashmë një nga vendet më të ndotura në Evropë dhe do të duhet të shpenzojë miliarda për të arritur objektivat e vendosura nga BE për pranimin e mundshëm në bllok.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore