Lajme

Dokumentet e klasifikuara të Biden-it u gjetën në një institut kërkimor


Dokumentet e klasifikuara nga periudha e mandatit të (zëvendës presidentit) Joe Biden u zbuluan në nëntor nga avokatët personalë të presidentit amerikan në një institut kërkimor në Washington.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi amerikan “CBS News”, duke cituar një avokat të Shtëpisë së Bardhë të hënën.

Gati 10 dokumente u gjetën në zyrën e Biden në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global, raportoi më herët CBS News.

Kjo, duke shtuar se Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garland i kishte kërkuar avokatit në Çikago që të shqyrtonte dokumentet e klasifikuara që i ishin dorëzuar Arkivës Kombëtare.

Materiali i klasifikuar u identifikua nga avokatët personalë të Biden-it më 2 nëntor, ditë përpara zgjedhjeve gjysmë-mandatuese, tha në një deklaratë të hënën Richard Sauber, këshilltar special i presidentit.

Qendra Penn Biden është emri për Biden, i cili përdorte në mënyrë periodike hapësirën e zyrës nga mesi i vitit 2017 deri në fillimin e fushatës së tij presidenciale 2020.

Zyra e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë njoftoi Arkivin Kombëtar ditën e zbulimit të atyre dokumenteve, tha Sauber, duke shtuar se Arkivi Kombëtar mori në zotërim materialin mëngjesin tjetër.

Sauber tha gjithashtu se dokumentet nuk ishin objekt i ndonjë kërkese apo hetimi të mëparshëm nga Arkivi Kombëtar.

Dokumentet u zbuluan kur avokatët personalë të Biden “po paketonin dosjet e vendosura në një dollap të mbyllur për t’u përgatitur për të liruar hapësirën e zyrës në Qendrën Penn Biden në Washington, DC”, tha Sauber.

Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë po bashkëpunonte me Departamentin e Drejtësisë dhe Arkivin Kombëtar.

Departamenti i Drejtësisë, Arkivi Kombëtar dhe grupi i ekspertëve nuk iu përgjigjën një kërkese për koment. Biden ishte nënpresident nën ish-presidentin Barack Obama nga 2009 deri në 2017.

Deklarata e Sauber nuk përmend numrin e dokumenteve të klasifikuara, çfarë përmbanin apo nivelin e tyre të klasifikimit.

“CBS News” raportoi se ato nuk përmbanin sekrete bërthamore.

Përfaqësuesi Jamie Raskin, demokrati më i lartë në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, tha në një deklaratë se avokatët e Biden “duket se kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të duhura” pas gjetjes së dokumenteve.

Departamenti i Drejtësisë po heton veçmas trajtimin e ish-Presidentit Donald Trump të dokumenteve të klasifikuara shumë të ndjeshme që ai mbajti në vendpushimin e tij në Florida pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021.

Agjentët e FBI-së kryen një kontroll të miratuar nga gjykata më 8 gusht të banesës së Trump, Mar-a-Lago.

Rreth 100 dokumente të shënuara si të klasifikuara ishin midis mijëra të dhënave të sekuestruara.

“Kur do të bastis FBI-ja në shtëpitë e shumta të Joe Biden, ndoshta edhe Shtëpinë e Bardhë? Këto dokumente definitivisht nuk u deklasifikuan”, tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social” vonë të hënën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore