Lajme

Dogana konfiskon rreth 30 mijë euro – si u tentua të futen në Kosovë?


Rreth 30 mijë euro të padeklaruara janë kapur në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

“Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në Kosovë pa deklarim”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se automjeti që vinte nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës, është ndalur për kontroll, gjatë të cilës janë gjetur këto mjete monetare.

“Një veturë që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28 mijë e 310 euro”, vijon njoftimi.

Dogana duke ftuar qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës, lidhur me këtë rast ka theksuar se “të gjitha mjetet janë konfiskuar”, si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore