Lajme

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 8 mijë litra vaj motorik


Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë një kontrolle në një lokacion të dyshimtë ka hasur në 8 mijë e 346 litra vaj motorik të kontrabanduar me origjinë nga Irani.

Kjo është bërë e ditur përmes një shkrimi të doganës në rrjetin social ‘Facebook’.

“Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrolle në një lokacion të dyshimte dhe me këtë rast ka hasur ne 8346 Litra Vaj Motorik te Kontrabanduar (me origjinë nga Irani)”.

Konfiskimi i vajit motorik.

“Vlera këtij Malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro”.

Gjithashtu lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallëzim penal, mallrat janë sekuestruar”.

Konfiskimi i vajit motorik.

Tutje, është apeluar që të vazhdohet bashkëpunimi me doganën edhe nga ana e qytetarëve.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore