Lajme

Dodik për Reuters – “Nuk e sakrifikoj paqen, do të tërhiqemi nga ushtria e BeH-së”


Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik

Anëtari i presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha të enjten se “për asnjë qëllim politik nuk ia vlen të sakrifikohet paqja në BeH”.

“Unë nuk jam gati të sakrifikoj paqen për asgjë,” tha Dodik për Reuters, raporton Tanjug.

Megjithatë, Dodik përsëriti se “Republika Srpska do të tërhiqet nga Forcat e Armatosura të BeH-së, gjyqësori dhe administrata tatimore.”

Siç tha ai, ato tri institucione “të cilat përfaqësojnë shtyllat kyçe të sigurisë së shtetit, të shtetit ligjor dhe të sistemit fiskal janë themeluar në bazë të vendimeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë, dhe nuk janë të rrënjosura në Kushtetutë dhe janë dëshmuar të jenë të padobishme. ”

Ai njoftoi se ekipi i tij do t’i propozonte Asamblesë Kombëtare të RS deri në fund të nëntorit këto nisma, si dhe shfuqizimin e 140 ligjeve të vendosura nga Përfaqësuesi i Lartë.

“Ne do të tërheqim pëlqimin tonë dhe do të lëmë një afat prej gjashtë muajsh për draftin e ligjeve shoqëruese,” tha Dodik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore