Lajme

Dodik pas dëshmisë në Prokurori: Është një proces i motivuar politikisht


Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Milorad Dodik, pas seancës dëgjimore në Prokurorinë e BeH, ka thënë se është marrë në pyetje si i dyshuar në rastin e Bankës Pavloviç, duke shtuar se ky është një proces i motivuar politikisht dhe se nuk ka shkelje të ligjit.

Më tej ai ka thënë se kanë dorëzuar prova për inkriminimin e pretenduar, por ai i bëri thirrje Prokurorisë të ngrejë aktakuzë sepse procesi po ndodh disa muaj para zgjedhjeve.

“Ata pretendojnë se nuk ka kontratë të vitit 2007. Meqenëse banka është e detyruar të mbajë dokumentacionin për pesë vjet pas shlyerjes së kredisë, ajo kredi është shlyer në vitin 2007 me një kredi tjetër të vitit 2008”.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Milorad Dodik

“Pra, në vitin 2013, bankës i ka pushuar detyrimi për të mbajtur arkivin. Kam paraqitur kontratat e mia origjinale”, ka thënë ai.

Qeveria e Republika Srpska (RS) nuk ishte as garantuese dhe as nuk e ktheu huanë, ka deklaruar Dodik.

“Unë jam punonjës i Qeverisë së Republikës Srpska, dhe më kërkuan vetëm të tregoj se sa është paga ime”.

Dodik është marrë në pyetje nga Prokuroria në Sarajevë në lidhje me blerjen e patundshmërive në Beograd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore