Shqipëria

Do të vazhdojmë punën për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së, thotë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në përmbyllje të samitit BE-Ballkani Perëndimor, duke garantuar se do të vijojë puna “për Shqipërinë si anëtare e mirë e BE-së”.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, u shpreh fillimisht kryeministri në Twitter.

Ai e ka përshkruar situatën pas takimit me udhëheqësit e BE-së si një “vend të bukur, me njerëz të këndshëm, me fjalë të bukura dhe foto të bukura”.

“Imagjinoni”, shkruan Rama, “sa më e bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një lajm i këndshëm”.

Në përmbyllje të reagimit, kreu i qeverisë theksoi se “ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur”.

Më herët, Rama e konsideroi bllokimin e Bullgarisë në përparimin e Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian si një “turp”.

Deklara erdhi teksa mbërriti në samitin e posaçëm të Ballkanit me liderët e BE-së, të cilët ai i akuzoi gjithashtu për “impotencë”.

“Është një turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, rrëmben dy vende të tjera të NATO-s, pikërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në oborrin e shtëpisë së Evropës me 26 vende të tjera të BE-së të ulur në një shfaqje të frikshme impotence”, theksoi Rama para gazetarëve, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore