Përballje

“Do të luajmë me skuadrën më të mirë, pershëndetje Benfica-s, mos u shqetësoni”


Nesër zhvillohet një ndër ndeshjet më të rëndësishme të vitit në Munich, mes Bayern-it dhe Barcelonës.

Kjo ndeshje në fakt, rëndësi jetike ka për katalunasit, pasi Bayern e ka siguruar kualifikimin si e para e grupit.

Matematikat janë të shumta, dhe grupi E mund të vendoset në shumë mënyra të ndryshme.

Por, nëse Benfica triumfon në Lisbon përballë Dinamo Kiev, atëherë punë katalunasve i bën vetëm fitorja në Bavari.

Historinë kundër Bayern-it, blaugranët nuk e kanë edhe aq të mirë. Viteve të fundit, Bayern ka qenë shumë problematike për ta, madje duke ia shkaktuar edhe humbjen më të thellë në histori të garave Evropiane, 2-8.

Edhe pse kualifikimin e ka të sigurt, duket se këtë ndeshje Bayern-i do ta marrë shumë seriozisht.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i klubit bavarez, Julian Nagelsmann

“Do të luajmë me skuadrën më të mirë që kemi në dispozicion”, ka thënë ai.

Ai madje thumboi edhe klubin katalunas, duke dërguar përshëndetje për Benfica-n.

“Përshendetje në Lisbon, përshendetje Benfica-s, mos u shqetësoni”.

Barcelona nesër do të jetë pa yllin e skuadrës, Ansu Fati, i cili ende nuk ka arritur të rikthehet nga lëndimi.

Një eliminim për në Europa League, do të ishte një goditje shumë e rëndë për bluagranët, të cilët po kalojnë një periudhë brenda dhe jashtë fushe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore