Sport

“Do më pëlqente të drejtoja Real-in, por jo Madrid-in”


Jurgen Klopp ishte në Spanjë për ndeshjen përballë Real Madrid-it në kuadër të çerekfinaleve të Champions-it.

Trajneri gjerman pëlqen aq shumë motin në Madrid, sa që ai bëri shaka se do qëndrojë në Madrid dhe të punoj në La Liga.

Duke folur për media, njëri nga gazetarët e pyeti se a do dontë të ishte një ditë trajneri i Barcelonës, Atletico-s dhe Real Madrid-it.

“Nëse në fund të karrierës sime do kem drejtuar vetëm tre skuadra: Mainz, Dortmund dhe Liverpool, do isha shumë i lumtur”, tha Klopp.

“Pra, nuk do isha pishman nëse nuk do të drejtoja Real Madrid-in”.

Por, Klopp tha që e vetmja gjë që do i mbes në zemër, është Spanja dhe moti që ofron ajo.

“Kur zbritëm nga aeroplani, thash: “po sikur të jetoja ketu”, moti është i jashtëzakonshëm. Kush do që jeton këtu, e ka bekuar zoti”, shtoi gjermani.

“Besoj që jam i denjë për tre klub, Atletico-n, Barcelonën dhe Real-in”.

Por, një arsye që nuk do e pëlqente publiku, është spanjishtja shumë e dobët që ai flet.

“Askush nuk do të dontë që të më dëgjonte duke folur spanjisht, është katastrofale”.

Më në fund, Klopp u përgjigj se kë do të drejtonte në Spanjë.

“Real-in, por jo Madrid-in. Real Mallorca-n, thjesht që të jetoj aty”, tha Klopp në formë shakaje.

Klopp ka luajtur tre herë në Madrid me Dortmund-in, duke humbur dy herë dhe barazuar një herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore