Sport

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë” – Marku zbulon datën kur do ndeshet në “Air Albania”


Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka bërë ëndrrën realitet, teksa shumë shpejtë do të zhvillojë një ndeshje boksi në stadiumin e Tiranës, “Air Albania”.

Është vetë Marku që e ka konfirmuar këtë ndeshje përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht ju pres të gjithëve në ‘Air Albania’”, ka shkruar Marku.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

“Kundërshtari dhe info rreth biletave do të dalin këtë javë. Ju premtoj se do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë akoma dhe më shumë, duke iu ngritur në majat e botës”, shkruan ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale Marku.

Pak ditë më parë ishte vetë kampioni shqiptar, që postoi një video të stadiumit “Air Albania”, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës.

Përgatitjet duket se po shkojnë në rrugën e duhur dhe shumë shpejtë pritet që të zbulohet edhe emri i kundërshtarit të Markut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore