Sport

Djokovic s’është më 1-shi i botës në tenis


Tenisti serb, Novak Djokovic, tani më nuk do të jetë numri një i botës në tenis, pas të hënës, kur do të bëhet përditësimi i renditjes botërore.

Djokovic u befasua nga numri 123 i botës në tenis, Jiri Vesely, i cili e eliminoi serbin në çerekfinalen e ATP Dubai, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në sete (6-4, 7-6).

Si rezultat i kësaj, tani i pari në botë do të jetë rusi, Daniil Medvedev, i cili arriti në çerekfinale të Mexican Open.

Medvedev do të jetë tenisti i 27-të në histori, i cili merr kreun e ranglistës botërore të tenisit.

Njëkohësisht kjo është hera e parë që nga viti 2004, kur një tenist renditet i pari në botë jashtë katërshes së madhe: Roger Federer, Rafael Nadal, Novak Djokovic dhe Andy Murray.

Kujtojmë që Djokovic po e zhvillonte turneun e parë për këtë vit, pas përjashtimit nga “Australian Open”.

Djokovic, i cili ka mbajtur pozicionin numër një në krye të renditjes së meshkujve, prej 361 javësh në total, tha përpara turneut në Dubai se do ta përgëzonte Medvedev-in nëse ai do ta merrte vendin e parë.

“Është ë në duart e tij. Ai e meriton të jetë numri një”, tha Djokovic para debutimit të tij për këtë sezon

“Më në fund do të ndodhë. Nëse ndodh këtë javë, unë do të jem i pari që do ta përgëzoj”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore