Sport

Djokovic mëson kundërshtarin në “Australian Open” – nëse do të luajë


Novak Djokovic është përfshirë në shortin e “Australian Open”, pavarësisht se ende nuk është i sigurtë se a do t’i lejohet viza apo jo.

Në rast se Djokovic do të luajë, ai në raundin e parë do të përballet me bashkëvendasin e tij, Miomir Kecmanovic.

Megjithatë fjalën e fundit do ta ketë Ministri i Imigracionit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrantëve dhe Çështjeve Multikulturore, Alex Hawke, i cili mund të anulojë vizën e hyrjes që i është dhënë Djokovic-it.

Gjokovic-it iu ndalua hyrja në Australi, për shkak se ai nuk ishte i vaksinuar kundër virusit COVID-19.

34 vjeçari u mbajt në paraburgim në Melburn për pesë ditë, pasi që ai kundërshtonte që të dëbohej nga Australia.

Mirëpo të hënen, një gjyqtar australian anuloi vendimin e autoriteteve për të anuluar vizën e yllit të tenisit.

Vendimi nga gjyqtari i Gjykatës Federale të Qarkut, Anthony Kelly, i dha fund një përplasjeje pesë-ditore me tenistit serb dhe autoriteteve australiane.

Mirëpo, ministri Hawke tha se ende janë duke konsideruar anulimin e vizës së yllit serb të tenisit për disa arsye tjera, të cilat mund të lidhen me “bazën e karakterit”, për mashtrimin e Forcave Kufitare në Australi.

Djokovic pranoi të mërkurën se ai kishte thyer gjithashtu rregullat e izolimit të COVID-19 në Serbi, pasi u takua me njerëz, edhe pse e dinte se ishte pozitiv me virus.

Ai gjithashtu pranoi se kishte gabuar gjatë plotësimit të formularit të udhëtimit në Australi, duke shënuar se nuk kishte udhëtuar askund gjatë 14 ditëve, derisa ai kishte qenë në Spanjë.

Djokovic tha se ky ishte një “gabim njerëzor” i bërë nga agjenti i tij. Megjithatë, një deklaratë e rreme në një formular udhëtimi – aksidentale ose jo – është arsye për anulimin e vizës.

Pra, mbetet të shihet se a do të jetë Djokovic në Grand Slam-in e “Australian Open”, apo viza e tij do të anulohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore