Sport

Djokovic dhe Murray e nisin me fitore “ATP Dubai”


Novak Djokovic ka shënuar fitore në ndeshjen e tij të parë në “ATP Dubai”, teksa mposhti me rezultat 2:0 me sete (6:3, 6:3) tenistin italian, Lorenzo Musetti.

Kjo ndeshje doli të jetë e lehtë për Djokovic-in, të cilit i mjaftuan vetëm 1 orë e 15 minuta, për të triumfuar përballë italianit, i cili renditet në vendin e 58-të.

Kjo ishte ndeshja e parë e tenistit serb, që kur u dëbua nga “Australian Open” për shkak të thyerjes së rregullave anti-COVID.

Numri një i botës në tenis, në raundin tjetër do të përballet me fituesin e çiftit mes Karen Khachanov dhe Alex De Minaur.

Ndërkohë, u rikthye të luajë edhe tenisti britanik, Andy Murray, i cili shënoi fitore të vështirë përballë australianit, Christopher O’Connell.

Murray arriti të përmbyste epërsinë, pasi që setin e parë e humbi me rezultat 6:7, pas “tie-berak”.

Në dy setet pasardhëse, Andy shënoi fitore me rezultat 6:3 dhe 7:5, për tu kualifikuar në raundin tjetër të kësaj gare.

Kujtojmë që në raundin tjetër, Murray do të përballet me fituesin e duelit Alejandro Davidovich Fokina – Jannik Sinner.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore