Sport

Djokovic barazon rekordin e Federer


Tashmë nuk është më fjalë; Novak Djokovic është në majën e klasifikimit të tenisit për meshkujt dhe ka barazuar rekordin e zviceranit Roger Federer.

Garancia për ta thyer rekordin është më se e sigurt, duke qenë se Federer është larg vendit të parë në renditjen e ATP-së, në fakt është në vend të pestë.

Muajin e kaluar serbi fitoi Australian Open-in e tij të nëntë – fitore që e çon në 18 numrin e Grand Slam-eve për të, si dhe dy kampionate larg barazimit të numrit të Roger Federer dhe Rafael Nadal bashkë.

“Tani që arrita këtë shifër historike, jam më i qetë dhe do ta përqendroj vëmendjen time vetëm tek slam-et”, shprehet Djokovic për BBC.

Por, 33 vjeçari serb ka përfituar nga rregullat e përkohshme të vendosura në sistemin renditës për shkak të pandemisë Covid-19, që do të thotë, tenistët numërojnë kampionatet me nga dy vite në vend që të numërojnë një, si më parë.

Qëndrimi rekord për të pestën herë në majën e klasifikimit për Djokovic-in, filloi më 3 shkurt të vitit të kaluar.

122 javë ishte rekordi i tij i mëparshëm – midis korrik 2014 dhe nëntor 2016.

Djokovic është ulur në fronin e numrit një me 12,030 pikë. Më shumë se 2 mijë pikë larg spanjollit Rafael Nadal, rusit Daniil Medvedev, austriakut Dominic Thiem dhe afërsisht 7 mijë pikë larg Federer-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore