Bota

Ecuador: Presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas përleshjeve vdekjeprurëse në burgje


Në 75 ka arritur numri i të vdekurve gjatë përleshjeve midis bandave në burgjet e tre qyteteve të Ekuadorit.

Presidenti LenínMoreno, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëroi sistemin kombëtar të burgjeve për shtimin e masave të sigurisë.

800 oficerë policie thuhet të jenë mobilizuar për të shuar dhunëne përgjakshme.

Vrasjet dhe perleshjet u shkaktuan si pasojë e konflikteve midis bandave rivale dhe një tentative për arratisjeje- transmeton The Guardian.

Edmundo Moncayo, drejtori i burgjeve, tha në një konferencë të martën se u nevojit ndihma e 800 zyrave të policisë.

Moncayo deklaroi se dy grupe po përpiqeshin të fitonin “udhëheqje kriminale brenda qendrave të paraburgimit”. Gjithashtu, “përplasjet u përshpejtuan gjatë një kërkimi për armë nga oficerët e policisë”.

Fotografitë dhe videot në mediat sociale tregojnë të burgosur të prerë dhe copëtuar mes pellgjeve të gjakut.

Trazirat të tilla vdekjeprurëse janë duke ndodhur relativisht shpesh vitet e fundit në Ekuador. Burgjet në fjalët janë krijuar për të strehuar 27 mijë të burgosur, megjithatë qëndrojnë rreth 38 mijë.

Presidenti i Ekuadorit, Lenín Moreno, urdhëroi ministrinë e mbrojtjes “të ushtroj kontroll të rreptë të armëve, municioneve dhe eksplozivëve në perimetrat e jashtëm të burgjeve”.

Moncayo tha se 33 vdiqën në burgun në Cuenca në Ekuadorin jugor, 21 në qytetin bregdetar të Paqësorit Guayaquil dhe tetë në qytetin qendror të Latacunga.

Moncayo tha se afër 70% e popullsisë së burgjeve të vendit jeton në qendrat ku ndodhën trazirat.

Patricio Pazmiño, ministri i qeverisë, fajësoi në një postim në Twitter “veprimin e përbashkët të organizatave kriminale për të gjeneruar dhunë në burgjet e vendit”.

“Ne po menaxhojmë veprime për të rimarrë kontrollin”, u shpreh ndër të tjera ai.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore