Djali i Rihanna-s kryeson në listën e fëmijëve më të pasur me një vlerë neto prej 1.3 miliardë dollarësh
Rihanna para pak ditësh ka sjellë në jetë fëmijën e saj, i cili vlerësohet të jetë bebja më e pasur në Hollywood.
Një listë e llogaritur e fëmijëve më të pasur, e vendos djalin e këngëtares me partnerin ASAP Rocky, në krye.
Ylli i muzikës pop, u emërua zyrtarisht miliardere nga “Forbes” në gusht të vitit 2021 me linjën e saj të bukurisë “Fenty”.
Thuhet se 1.2 miliardë dollarët e Rihanna-s së bashku me 75 milionë dollarët e ASAP Rocky-t do të barazohen me rreth 1.3 miliardë dollarë që i mbeten fëmijës së tyre. Të dy kanë sjellë në jetë djalin e tyre më 13 maj të këtij viti.
Sipas së njëjtit raport, vajza 4-vjeçare e Kylie Jenner dhe Travis Scott, Stormi, më parë kryesonte listën e të pasurve të Holliwood-it. Kjo ndodhi derisa prindërit e saj sollën në jetë fëmijën e dytë, emri i të cilit i ende nuk dihet. Çifti i famshëm ka një vlerë neto prej 790.5 milionë dollarësh për t’u ndarë mes dy fëmijëve të tyre.
Vendet e dyta në atë listë, përfshijnë motrën po aq të famshme të Kylie-t, Kim Kardashian dhe ish-bashkëshortin e saj Kanye West. Me 1.3 miliardë dollarë të Kim dhe 1.3 miliardë dollarë të Kanye , ish-partnerët kanë 2.6 miliardë dollarë për të ndarë mes 4 fëmijëve të tyre North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Një tjetër çift i skenës muzikore përfundon listën e foshnjave më të pasura, me ikonën R&B Beyonce dhe bashkëshortin e saj legjendar Jay-Z. Thuhet se këngëtarja sjell 378 milionë dollarë, që i shtohen 984 milionë dollarëve të Jay Z. Totali bie në rreth 1.3 miliardë dollarë për të ndarë mes tre fëmijëve të tyre Blue Ivy, Sir dhe Rumi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
-
Kryediplomati grek: Greqia do të abstenojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Izraeli, çarjet rreth Netanyahut dhe tani presioni për një sulm ndaj Rafahut po rritet
-
Pse Kurti nuk mori pjesë në tubimin e “VLEN-it” në Gjermani?