Film

Djali 10-vjeçar i Ben Affleck përplas makinat në Los Angeles


Ben Affleck me djalin e tij

Djali i aktorëve Ben Affleck dhe Jennifer Garner, Samuel Garner Affleck, shkaktoi një aksident të vogël të dielën e 26 qershorit.

Aktori dhe e fejuara e tij, këngëtarja Jennifer Lopez ishin me një shitës makinash luksoze, në Los Angeles kur Samuel Garner Affleck mori timonin.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Affleck e la djalin 10-vjeçar, në sediljen e drejtimit të një “Lamborghini”, dhe fëmija aksidentalisht e përplasi atë me një makinë të tipit “BMW”.

Samuel Garner Affleck

Në ato momente Affleck ishte jashtë makinës dhe Lopez ishte ulur pas Samuelit në anën e shoferit, shkruan e përditshmja “Daily Mail”.

Më pas, ylli i ”Good Will Hunting” përqafoi djalin e tij dhe e siguroi atë se ai nuk kishte shkaktuar ndonjë dëm.

Një përfaqësues i Affleck tha për revistën “TMZ” se asgjë nuk ishte dëmtuar dhe të gjitha palët e përfshira ishin mirë pas incidentit.

Ben Affleck me djalin e tij dhe të fejuarën Jennifer Lopez

Samuel është fëmija më i vogël i Affleck me ish-gruan e tij, aktoren Jennifer Garner. Ish-çifti ka edhe vajzat Violet dhe Seraphina.

Aktorja e “Alias” ​​ishte e martuar më parë me Affleck, të cilin e takoi në xhirimet e filmit “Pearl Harbor” të vitit 2000, dyshja u bashkuan zyrtarisht dy vjet më vonë.

Ata u ndanë në vitin 2015, por divorci i tyre u finalizua në vitin 2018.

Aktorja aktualisht është në një lidhje me sipërmarrësin John Miller që prej vitit 2018, ndërsa Affleck së fundmi u fejua me Lopez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore