Shqipëria

Ditët e kujtesës, OSBE në 30 vjetorin e rrëzimit të simbolit diktatorial


Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori,Vincenzo Del Monaco, prezantoi më 19 shkurt, në hapjen e edicionit të gjashtë të “Ditëve të Kujtesës” projektet ku do të angazhohet OSCE në vijimësi.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u shpreh se do të vijojë të angazhohet për krijimin e një Masteri për Drejtësinë Transitore në Universitetin e Tiranës (UT). Pritet që ky program të miratohet nga Ministria e Arsimit.

Gjithashtu shprehu vendosmëri në ngritjen e Qendrës për Drejtësi dhe Transformim në këtë universitet dhe në projektet e ardhshme lidhur me personat e zhdukur gjatë regjimit komunist.

OSCE-ja konfirmoi se do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përpjekjet e të institucioneve shqiptare që do të përfshihen në fushën e drejtësisë transitore dhe në fushën e trajtimit të së kaluarës.

Del Monaco u shpreh i kënaqur me punën intensive të institucioneve, partnerëve dhe organizatave të shoqërisë civile për trajtimin e çështjes së trashëgimisë sociale dhe politike të regjimit komunist në vendit tonë. Ai përgëzoi punën e Autoritetit për Dosjet e Sigurimit si dhe punën kolektive të institucioneve.

“Prezenca ka akorduar fonde nga buxheti i vitit 2021 për projekte që përqendrohen në çështjet që kanë të bëjnë me identifikimin dhe gjetjen e trupave të  personave të zhdukur, të ekzekutuar pa gjyq nga regjimi komunist”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore