Shëndet

Ditën e Pashkës ndodh mrekullia, foshnja i mbijeton operacionit të vështirë


Ditën e Pashkës, në qytetin e shëndetit në Torino, ka ndodhur mrekullia. Pas një operacioni të suksesshëm, vuajtjet e Daria Maria-s morën fund.

Që foshnje, ajo u shtrua në spital, pasi vuante nga një formë shumë e rrallë dhe e rëndë e hernies diafragmatike.

Ekipi i spitalit Molinette ia doli ta operonte me sukses vogëlushen.

Një histori që fillon shumë përpara lindjes së saj. Që në javën e njëzetë të shtatzënisë, gjatë ultrazërit, mjekët hasën praninë e një hernie diafragmatike kongjenitale që në fetus.

Një keqformim i rrallë. Për shkak të një “vrime” në diafragmë, zorra mund të lëvizë në gjoks, duke dëmtuar zhvillimin normal të mushkërive.

Qysh atëherë, e ëma e Daria-s u hospitalizua, duke qenë në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit Sant’Anna, nën drejtimin e Andrea Sciarrone-s.

Ky ekip e monitoroi shtatzëninë, deri në lindjes e foshnjës, në nëntor 2019.

Pas dy ditësh trajtimi intensiv, Daria Maria iu nënshtrua një operacioni delikat të korrigjimit të hernies diafragmatike nga drejtori i kirurgjisë pediatrike, Fabrizio Gennari, dhe ekipi i tij.

Zakonisht te fëmijët me hernie diafragmatike, rrjedha pas operacionit çon në një rikuperim progresiv të funksionit kardiopulmonar dhe kthim në një jetë normale, por për të porsalindurën, gjërat menjëherë u komplikuan.

Në fakt, shfaqja e problemeve të tjera, që nuk kanë të bëjnë me keqformimin, zgjati qëndrimin në reanimacionin pediatrik deri në mars të vitit 2020 dhe, më pas, bënë të domosdoshme qëndrimin në departamentin e pneumologjisë pediatrike.

Me kalimin e muajve, situata e frymëmarrjes u ndërlikua dhe vajza e vogël pati degradim progresiv të gjendjes së mëlçisë.

Sidoqoftë, Adriani dhe Elena nuk u dorëzuan, nisur edhe nga dëshira e jashtëzakonshme për të jetuar me fëmijën e tyre, i cili u vendos në listën e pritjes për një transplantim të mëlçisë, një operacion me rrezikshmëri shumë të lartë.

Pritja për një organ të përshtatshëm zgjat me muaj, gjatë së cilës vajza e vogël u kontraktua dhe madje u infektua edhe me Covid-19.

Falë Koordinimit Rajonal të Transplantit të Piemonte (kryesuar nga Profesor Antonio Amoroso), më në fund, në nëntor 2020, pasi e kaloi dhe virusin, mbërrin mëlçia e përshtatshme për të nga një dhurues gjithashtu prekur me Covid-19.

Kështu, transplanti u krye me sukses. Operacioni i kryer nga Profesor Renato Romagnoli (drejtor i qendrës së transplantimit të mëlçisë në spitalin Molinette) dhe ekipi i tij, bëri që trupi i fëmijës të shërohet në mënyrë progresive.

Babai i Daria-s u shpreh entuziast, “Më në fund, do t’i tregoj vajzës sime diellin, pemët dhe natyrën”.

“Gjëja e parë që ne do të bëjmë kur ajo të kthehet në shtëpi: do ta çoj në një park”, deklaroi më i lumtur se kurrë Adrian Anghel, 37-vjeçari rumun, i ati i Daria Maria-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore