Sport

Ditë zie në Madrid, Paco Gento ndërron jetë


Legjenda e klubit të Real Madrid-it, Paco Gento, ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm.

Pas një sëmundje të shkurtër, Gento ka ndërruar jetë deri sa ka qenë në shtëpinë e tij, në moshën 88-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i Real Madrid-it me një komunikatë zyrtare në rrjetet sociale.

Në komunikatë shkruhet:

“Real Madrid-i, presidenti i saj dhe bordi i drejtuesve, shprehin thellë ngushëllimet për vdekjen e Paco Gento-s në moshën 88-vjeçare”.

“Presidenti i nderit i Real Madrid-it, një nga legjendat më të mëdha të klubit, një njeri që përfaqëson në mënyrën më besnike vlerat e klubit”.

Gento ka qenë prezent te Real Madrid-i për dy dekada, gjatë viteve 50 dhe 60.

Spanjolli është edhe një ndër futbollistët më të dekoruar në histori të sportit.

Ai si futbollist ka fituar:

Më shumë La Liga në histori: 12.

Më shumë Kupa Evropiane në histori: 6.

Më shumë finale Evropiane të luajtura: 8.

Më shumë trofe me Real Madrid-in: 23.

Një nga legjendat më të mëdha të klubit madrilen, sot i thotë lamtumirë kësaj bote.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore