Sport

Ditë për Champions-in në Serie A


Biseda kryesore në javën e 28-të të Serie A është Evropa, përkatësisht pozitat Champions.

Milan, Juventus, Atalanta, Napoli, Roma dhe Lazio pak më largë, vijnë të gjitha me të njëjtin qëllim, me Inter-in që është shkëputur në krye.

Dita fillon me Atalanta-n, të cilët pas eleminimit nga Real Madrid-i, do tentojnë të mbajnë vendin e katërt në Serie A, në ndeshjen si mysafir i Verona-s.

Për skuadrën e Gasperini-t mungojnë Gosens, Hateboer dhe Sutalo, kurse Colley, Kalinic, Ruegg dhe Vieira mungojnë për Verona-m.

Me fillim në orën 15:00 në aksion vijnë Juventus dhe Lazio.

Skuadra e Pirlo-s pret Benevento-n e vendin të 16-të në “Allianz Stadium”.

Dy skuadrat vijnë me shumë mungesa në këtë ndeshje, nga pesë secila.

Dybala, Cuadrado, Sandro, Ramsey dhe Demiral mungojnë të Juventus.

Në të njejtën kohë edhe Lazio udhëton për t’u përballur me Udinese-n.

Në orën 18:00, Milan udhëton në “Artemio Franchi” për t’u ndeshur me Fiorentina-n.

Pas eleminimit nga Europa League, kampionati është e vetmja mënyrë për kuqezinjtë që të sigurojnë Champions-in për herë të parë që nga 2014.

Kurse, ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në “Olimpico”, me Roma-n që pret Napoli-n me fillim në 20:45.

Me pikë të barabarta, të dy skuadrat tentojnë të mbajnë hapin me skuadrat më lartë në tabelë, por nuk dihet se kush do ia arrijë.

Napoli vjen në formë shumë të mirë, kurse Roma vjen pas humbjes befasuese nga Parma.

Një ditë plot me ndeshje të mëdha para se kampionati italin të pushoj dy javë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore