Sport

Ditë makthi për Leclerc dhe Bottas, Monte Carlo i buzëqesh Verstappen-it


U zhvillua gara e pestë e sezonit në Formula 1, ajo në Monaco.

Në garën që pak a shumë vendoset në prova, strategjia vendosi gjithçka.

Fituesi i pole-position, Charles Leclerc, nuk morri fare pjesë për shkak të një problemi me makinën e tij.

Në këtë mënyrë, Max Verstappen u nis i pari, duke e mbajtur vendin gjatë gjithë garës.

Menaxhimi i gomave ishte i jashtëzakonshëm nga holandezi, dhe pit-stopi ishte punë shumë e lehtë për mekanikët e RedBull.

Gjithçka shkoi gabim për Mercedes në anën tjetër.

Ata shkatërruan garën për Bottas, duke pasur problem në ndërrimin e gomave.

Finlandezi u fut në bokse për të mos dal më. Strategjia shkoi gabim edhe per Hamilton-in.

Britaniku ishte i pari që u fut në pit-stop, por pasi doli ai humbi pozitën nga Gasly dhe Vettel.

Hamilton përfundoi garën i shtati.

Dhimbjen e Ferrari-t e zbuti sado pak Sainz i cili përfundoi në pozitën e dytë.

Garë të mrekullueshme zhvilloi edhe britaniku i McLaren, Lando Norris, i cili përfundoi i treti.

Strategjia e mirë e RedBull u vërtetua me Perez, që u nis i nënti dhe përfundoi garën në vendin e katërt.

Pas Vettel, Gasly dhe Hamilton, ‘top 10’ e mbyllën Stroll, Ocon dhe Giovinazzi.

Max Verstappen ngjitet në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, me 105 pikë, katër më shumë se Hamilton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore