Bota

Ditë e kobshme në Brazil, rekord i ri vdekjesh nga Covid-19


Qeveria braziliane ka raportuar se të martën e 23 marsit është shënuar numri më i lartë i vdekjeve nga Covid-19. Brenda 24 orëve virusi ka shkaktuar 3 mijë e 251 vdekje.

Menjëherë, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa për të ndaluar rihapjen e vendit, për shkak të infeksioneve me coronavirus.

Në javët e fundit, Brazili është kthyer në epiqendrën globale të pandemisë, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve sesa çdo komb tjetër.

Numri rekord i së martës u regjistrua në shtetin e Sao Paulos, më i populluari në Brazil. Sipas statistikave të publikuara nga qeveria braziliane, janë shënuar rreth 1 mijë vdekje më shumë.

Në shumë shtete, ditët e fundit janë miratuar masa kufizuese të aktiviteteve, edhe pas rezistencës që presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, tregoi gjatë kësaj jave.

Gjatë një daljeje publike për mediat, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, nuk dha asnjë koment rreth rritjes së vdekshmërisë nga Covid-i, por tha se brazilianët “shumë shpejt do të kthehen në normalitet”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore