Përballje

Dita vendimtare në Premier Leauge, Manchester City e Liverpool në sprintin final drejt titullit


Rivaliteti mes Manchester City-t dhe Liverpool-it ka qenë shumë i ashpër në vitet e fundit në futbollin anglez.

E njëjta gjë është parë edhe në këtë sezon, ku nuk kanë mjaftuar 37 ndeshje për ta zgjidhur çështjen e titullit, kështu që gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit, e cila do të zhvillohet këtë të diele me fillim nga ora 17:00.

Aktualisht gjithçka është në dorën e Manchester City-t, të cilët i prijnë tabelës me 90 pikë, një më shumë se Liverpool-i i vendit të dytë.

Manchester City kërkon pikët e titullit kampion ndaj Aston Villa-s, trajner i të cilëve është ish-legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard.

Ndërsa Liverpool-i do të luajë në shtëpi ndaj Wolverhampton-it, ku do të kërkojë fitoren dhe njëkohësisht dështimin e City-t në anën tjetër, për ta ngritur lartë trofeun.

Në anën tjetër, Chelsea do të përballet me Watford-in në shtëpi, ndeshje kjo që nuk do të ketë kurrfarë rëndësie, pasi që blutë e Londrës kanë siguruar vendin e tretë, ndërsa Watford-i ka rënë nga Premier Liga.

Ndërkohë, edhe sfida për vendin e katërt do të jetë interesante, ku garojnë Tottenham-i dhe Arsenali.

Aktualisht Tottenham-i ka gjithçka në dorë, pasi që do t’i nevojitej një sukses në udhëtim te skuadra e Milot Rashicës, Norwich City, të cilët tashmë kanë rënë nga elita e futbollit anglez.

Kurse, edhe Arsenali nuk do të ketë duel aq të vështirë, pasi që do të presë në shtëpi Everton-in, të cilët në ndeshjen e fundit siguruan qëndrimin në Premier Leauge edhe për sezonin e ardhshëm.

Manchester United duhet të fitoj në udhëtim te Crystal Palace për të shkuar në Ligën e Evropës, në të kundërt pozita e gjashtë mund t’i merret nga West Ham United që luan në udhëtim te Brighton.

Interesant është gara edhe për mbijetesë mes Leeds United dhe Burnley që kanë nga 35 pikë.

Leeds do të përballet me Brentfordin në udhëtim, derisa Burnley pret Neëcastle United.

Të gjitha sfidat do të fillojnë në ora 17:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore