Euro 2020

Dita që vendos gjysmëfinalen e dytë të “Euro 2020”


Gjysmëfinalistët e parë të Euro 2020 janë përcaktuar pas dy ndeshjeve të zjarrta mes Spanjës e Zvicrës dhe Italisë e Belgjikës.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet mes Spanjës dhe Italisë, të cilat fituan në ndeshje dramatike.

Dueli i parë i së shtunës do të luhet mes Republikës Çeke dhe Danimarkës, të cilat konsiderohen si befasitë më të mëdha në këtë Kampionat Evropian.

Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 18:00 në stadiumin e Baku në Azerbajxhan. Danimarka e kishin shumë të vështirë kualifikimin nga grupet pas incidentit që ndodhi me Christian Eriksen.

Ajo kaloi grupet nga pozita e dytë, pas një fitore dominuese përballë Rusisë me rezultat 4:1. Në raundin e të 16-ave, Danimarka shkatërroi Uellsin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.

Në anën tjetër Çekia e ka kaluar më lehtë fazën e grupeve, pasi grumbulloi katër pikë, dhe u kualifikua nga pozita e tretë.

Republika Çeke ka mposhtur një nga kombëtaret më të suksesshme në grupe për të kaluar në çerekfinale. Çekët e befasuan Holandën, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në 1/8 e finaleve.

Danimarka dhe Çekia janë ndeshur 10 herë gjatë historisë së tyre, gjashtë nga të cilat kanë përfunduar me barazim, dhe katër ndeshjet e mbetura janë ndarë, me dy fitore secila.

Ky është takimi i tretë mes Republikës Çeke dhe Danimarkës në Kampionatin Evropian. Çekët kanë fituar të dy ndeshjet e mëparshme, 2-0 në fazat e grupeve Euro 2000 dhe 3-0 në çerekfinalet e 2004.

Dueli i fundit mes këtyre dy ekipeve në vitin 2016 u nda me barazim 1:1.

Ndeshja tjetër mes Anglisë dhe Ukrainës do jetë shumë interesante, pasi këto dy ekipe kanë treguar lojë shumë të veçantë gjatë ndeshjeve që janë zhvilluar.

Ky duel do të luhet në Stadio Olimpico në Romë nga ora 21:00.

Anglia ishte dominante në grupe pasi, përfunduan në pozitën e parë me shtatë pikë, ku barazuan vetëm një herë përballë Skocisë.

Ata mposhtën një nga skuadrat më të mira në Kampionatin Evropian në raundin e të 16-ave, për të u kualifikuar më tej.

Anglia mposhtën rivalët e tyre të vjetër, Gjermaninë me rezultat 2:0 pas një ndeshje dramatike.

Anglezët janë favoritët në ndeshjen përballë Ukrainës, por këta të fundit kanë befasuar të gjitha skuadrat, dhe mund ta bëjnë edhe kundër Anglisë.

Ukraina u kualifikuan nga pozita e tretë me vetëm tre pikë.

Ata arritën të mposhtin Suedinë në 1/8 e finales, duke fituar ndeshjen në vazhdime, ata shënuan në minutën e fundit për të kaluar në çerekfinale.

Ukraina dhe Anglia janë përballur shtatë herë, ku katër i kanë fituar këta të fundit, një Ukraina dhe dy kanë përfunduar me barazim.

Dueli i fundit në vitin 2013 kishte përfunduar me rezultat të barabartë dhe pa gola. Gjysmëfinalistët e ndeshjes së dytë do të kuptohen pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore