Bota

Dita e përkujtimit të Holokaustit, fokus persekutimi i Ujgurëve


Figurat kryesorë në komunitetin hebre të Mbretërisë së Bashkuar (MB) kanë përdorur ditën e përkujtimit të Holokaustit me  27 Janar për t’u përqëndruar në persekutimin e myslimanëve Ujgurë. 

“Hebrenjtë kanë autoritet moral dhe detyrë morale të flasin”.

Rabinët, udhëheqësit e komunitetit kanë qenë në krye të përpjekjeve për të bërë presion mbi qeverinë e MB për të marrë një qëndrim mbi trajtimin brutal të Kinës ndaj Ujgurëve.

Marie van der Zyl, presidente e Bordit të Deputetëve të Hebrenjve Britanikë, u shpreh se  “si komunitet, hezitojnë të marrim parasysh krahasimet me Holokaustin”.

“Sidoqoftë, kishte ngjashmëri midis asaj që raportohet të ndodhë në Kinë dhe asaj që ndodhi në Gjermaninë naziste në vitet 1930 dhe 40. Shkeljet e të drejtave të njeriut të Ujgurëve po formësoheshin si zemërimi më serioz i kohës sonë”.

Mia Hasenson Gross, drejtoresha ekzekutive e René Cassin, tha se përdorimi i ditës së përkujtimit të Holokaustit për t’u përqëndruar në një grup tjetër të të përndjekurve ishte “domethënës” për hebrenjtë.

 “Ne kemi qenë atje, e kemi provuar këtë. Dallimi tani është se ka ende kohë për të vepruar. Hebrenjtë kanë autoritetin moral dhe një detyrë morale të flasin tani. Asnjëherë shoqëria civile, bizneset dhe vendimmarrësit nuk duhet të heshtin si në vitet ’30”.

Javën e kaluar, sekretari i shtetit në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, dhe pasardhësi i tij në administratën e re të presidentit, Joe Biden, Anthony Blinken, deklaruan se Kina po kryente gjenocid  kundër Ujgurëve.

Ujgurët “përballë” Kinës

Ujgurët dhe myslimanët e tjerë po përballen me uri, tortura, vrasje, dhunë seksuale, punë skllavërie në ato që Kina i përshkruan si kampe “riedukimi”. Ish të arrestuarit kanë pohuar se gratë janë sterilizuar me forcë.

Persekutimi i minoritetit  të Ujgurëve është përshkallëzuar në vite. Sipas ekspertëve, kemi të bëjmë me një genocid kulturor. Më shumë se një milion njerëz mendohet të  jenë burgosur në kampet e internimit. Në këto kampe nuk janë burgosur vetëm persona, por qindra familje, të cilat detyrohen të kryejnë punë të detyruar nën vëzhgim të vazhdueshëm

Kina këmbëngul që militantët ujgurë po bëjnë një fushatë të dhunshme për një shtet të pavarur duke komplotuar trazira civile dhe sabotime.

Zona e Xinjiang-ut është shtëpia e rreth 11 milion ujgurëve. Ujgurët janë një pakicë etnike myslimane që flet një gjuhë të ngjashmë me turqishten. Ata kanë kulturën e tyre të veçantë.

Trajtimi i  ujgurëve  dhe pakicave të tjera në Xinjiang është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Në korrik të 2019-ës, 22 vende, duke përfshirë Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar (MB) nënshkruan një letër, ku i kërkonin Kinës  t’i jepte fund “ndalimeve masive arbitrare dhe shkeljeve që lidhen me dhunimet “. Në këtë dokument i  bëhet thirrje  Pekinit që të lejojë ekspertët e Organizataës së  Kombeve të Bashkuara (OKB) të hyjnë në rajon.

Në dhjetor, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon pretendimet e  punës së detyruar në Kinë. Qeveria Britanike ka kritikuar  gjithashtu Pekinin. MB-ja ka deklaruar se  në fillim të këtij muaji se do të gjobisë kompanitë që fshehin lidhjet me Xinjiang-un.

Departamenti i Shtetit të SHBA-së  ka vlerësuar se deri në dy milion ujgurë si dhe anëtarë të grupeve të tjera të pakicave myslimane janë mbajtur në rrjete kampesh internimi  në rajon.

/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore