Përballje

Dita e ndeshjeve të mëdha në Bundesliga


Java e 21-të e Bundesliga vjen me ndeshje shumë interesante dhe vendimtare për çdo pozitë.

Të premtën u zhvillua ndeshja mes Arminia Bielefeld dhe Wolfsburg, e cila përfundoi me fitoren e musafirëve me rezultatin 0-3.

Në program sot janë edhe pesë ndeshje tjera.

Kryesuesit e Bayern Munich vizitojnë Eintracht Frankfurt-in në super formë për ndeshjen më interesante të javës në Gjermani.

Skuadra e Frankfurt ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, duke qenë skuadra e momentin në Bundesliga.

Bayern vjen nga një barazim surprizë me Arminia Bielefeld brenda në “Allianz Arena”.

Një tjetër hap fals i bavarezëve do hapte tërësisht garën për titull në Gjermani.

Tre orë pas ndeshjes së Bayern, me fillim nga ora 18:30 vjen derbi i Ruhr-it.

Kjo ndeshje vjen në situatë shumë të pazakontë, me vendasit e Schalkes që kanë grumbulluar vetëm nëntë pikë pas 21 ndeshjesh.

Vetëm mrekullia mund t’i shpëtojë vendasit nga rënia në kategorinë e dytë.

Në anën tjetër, Dortmund vjen pas një fitore të madhe në Champions League, por në një formë të dobët në Bundesliga.

Verdhezinjtë kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, duke humbur tre dhe barazuar një.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Monchengladbach – Mainz, 15:30

Koln – Stuttgart, 15:30

Freiburg – Union Berlin, 15:30

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore