Tanët

Dita e Luiza Gegës


Sot në orën 13:00 me kohën tonë lokale, Luiza Gega zbret në pistën e atletikës në tentativë për të shkruar historinë.

Luiza Gega është shqiptarja e parë në histori që merr pjesë në finalen e një kategorie të atletikës.

Ajo do të garojë në 3 mijë metra me pengesa.

Luiza më parë ka arritur finalet e kampionateve Europiane dhe Botërore.

Për të, është hera e parë që arrin ta bëj këtë gjë në një Olimpiadë.

Me shpresën për medaljen e parë, ajo zbret në stadiumin olimpik të Tokyo-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore