Sport

Dita e fundit e Lampard-it në krye të Chelsea-s?


Lajme jo të mira vijnë për Frank Lampard-in nga Britania e Madhe. Matt Law gazetari i “Daily Telegraph Football News” raporton se e hëna do të jetë dita e fundit e Lampard-it në krye të pankinës së Chelsea-s.

Lampard-i është në sezonin e tij të dytë në krye të bluve të Londrës. Në total i ka drejtuar në 84 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, me një mesatare 1.75 pikë për ndeshje. Për Chelsea-n nën drejtimin e Lampard-it janë 44 fitore, 15 barazime dhe 25 humbje.

Ecuria jo e mirë e ndeshjeve të fundit në kampionat, e ka lëkundur stolin e ish-yllit të mesfushës së Chelsea-s. Pesë humbje, dy fitore dhe një barazim, në tetë ndeshjet e fundit. Vendi i nëntë në renditje me 29 pikë.

Pas gati 250 milionë eurove të hedhura në merkaton e shkuar, Roman Abrahamovich-i, nuk mund ta lejoj që Chelsea të mos marrë pjesë në garat europiane. Pasardhësi i Lampard-it, pritet të jetë një midis, Massimiliano Allegri-t, Thomas Tuchel-it dhe Andriy Shevchenko-s./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore