Sport

Distria Krasniqi Kampione e Evropës për herë të parë


Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë.

Distria është kampione evropiane për herë të parë në kategorinë deri 48 kilogramë.

Distria në finale është dashur të përballet me xhudisten dy herë kampione të botës ukrainasen Daria Bilodid, mirëpo Bilodid hoqi dorë nga finalja për shkak të një lëndimi.

Për Krasniqin ky është titulli i parë evropian për seniorë, deri sa ajo kishte një medalje të argjendtë në vitin 2018 dhe një të bronztë në vitin e kaluar.

Deri në finale, 25-vjeçarja kaloi italianen Francesca Giorda, izraeliten Shira Rishony dhe rusen Sabina Giliazova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore