Tanët

Distria Krasniqi bën jehonë botërore


Distria Krasniqi dhe rivalja e saj në finale, Tonaki Funa

Suksesi i Distria Krasniqit nuk ka bërë bujë vetëm në mediat shqipfolëse.

Medalistja e artë e katëgorisë 48 kg, Krasniqi, po përmendet në shumicën e vendeve të botës për të.

Reuters shkruan për të duke e cilësuar si “Xhudistja e Kosovës”.

Media indiane, The Bridge, po ashtu e përmend suksesin e Krasniqit, duke e vënë në pah edhe faktin se kjo është medalja e dytë për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Nga Asia, CNA po ashtu i jep rëndësi të madhe fitores së Distrias.

Edhe NBC, faqja e madhe e sportit, në faqen e tyre dedikuar olimpiadës Tokyo 2020, përmend suksesin e Distrias.

“E gjithë Kosova festoi të shtunën”, shkruan Kansas, media amerikane e sporit.

Nga një qytet i vogël i Kosovës, Distria Krasniqi tashmë ka bërë emër për veten në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore