Sport

Disiplina dënon Koeman-in me dy ndeshje


Sikur të mos mjaftonte ecuria jo e mirë e Barcelona-s në ndeshjet e fundit, një tjetër “goditje” ka ardhur për skuadrën.

Trajneri Ronald Koman nuk do të jetë i pranishëm në stolin e ekipit për dy ndeshjet e radhës në La Liga. Ky ishte vendimi i Komisionit të Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Vendimi për përjashtimin e Koeman-it erdhi për ngjarjen e ndodhur në përballjen Cadiz – Barcelona, ku ai u përjashtua nga kryesori i takimit.

Holandezi do të humbasë ndeshjen e kësaj të diele përballë Levante-s në shtëpi dhe atë të 2 tetorit përballë Atletico Madrid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore