Vende

Disa nga udhëtimet më të mahnitshme, me trena në botë


 

Treni është një nga mjetet më të mira të transportit në botë. Ata ofrojnë disa nga panorama më spektakolare të botës. Por cilat janë itineraret më ekskluzive dhe më të sofistikuara të planetit që ofrojnë dozën perfekt të aventurës dhe ekstravagancës?

Venecia Simplon-Orient-Ekspres, Angli, Francë dhe Itali.

Magjepsja e viteve 20 mbetet e njohur në këtë tren spektakolar. Venice Simplon-Orient-Express na provon se udhëtimi mbi hekurudhë mund të kthehet në një përvojë me 5 yje.

Sot ata ofrojnë një pamje të udhëtimeve më të sofistikuara të planetit. Treni përshkruan disa nga qytetet më të rëndësishme të Evropës i cili ofron ture në pallate mbretërore dhe në dyqane mode.

Ky udhëtim lidh Londrën me Venecian. Ka të përfshirë një natë në Bordo dhe përshkruan një udhëtim nga më të bukurat e peisazhit të Francës. Në pjesën tjetër të vitit realizohen udhëtime në qytete si Budapesti, Stambolli, Praga, Vjena dhe Stokholmi.

 

 

 Belmond Grand Hibernian, Irlanda

Kjo linjë u inaugurua në shtator të 2016. Belmond Grand Hibernian është nga më të rinjtë e tureve të trenave përmes Europës dhe një nga më luksozët. Udhëtimi zgjat një javë dhe përshkruan disa nga destinacionet më të njohura e më të rëndësishme të Irlandës si Dublinin, Cork-un, Galway-in dhe Belfastin. Gjithashtu të lejon të njohësh disa nga atraksionet më popullore të këtij vendi si shkëmbinjtë e Moherit dhe kështjellën e Blarney-it.

Renfe Transcantábrico Gran Lujo, Spanjë

Spanja ofron përvoja të jashtëzakonshme përtej destinacioneve të njohura si Barcelona ose Madridi. Transcantábrico Gran Lujo është një mundësi unike për ata që duan të njohin disa nga mrekullitë. Pika e nisjes është nga San Sebastián dhe shkohet drejt Santiago de Compostela, një rajon në veri të këtij vendi evropian. Udhëtimi zgjat 8 ditë dhe ofron pamje të gjirit të Vizcaya-s, malet e Cantabria-s, muzeun e Guggenheim-it e Bilbaos, parkun kombëtar të Picos dhe të katedrales së Santiagos së Compostela-s.

Gjithashtu në bord shijohen shërbime premium, aktivitete ekskluzive që e bëjnë këtë përvojë një kënaqësi origjinale. Shijohen ushqimet tradicionale të Galicias, Asturias, Cantabrias dhe të vendeve të tjera.

 

Belmond Royal Scotsman, Skoci

Belmond Royal Scotsman është një nga trenat më të shtrenjtë në botë, por të gjithë ata që kanë përjetuar një përvojë në këtë tren thonë se ia vlen barra qiranë. Udhëtimi vajtje-ardhje zgjat katër ditë gjithësej, ai nis që nga Edinburgu përgjatë bregut deri në Aberdeen, dhe përshkruan malet e Skocisë, kështjella, liqene magjepsëse dhe fshatra piktoreske të dala nga përrallat. Shijohet whisky puro si dhe gatime grastronomike luksi.

Glacier Express, Zvicër

Glacier Express është treni ekspres më i ngadaltë në botë, por çdo minutë në bord të këtij treni ia vlen. Udhëtimi zgjat 8 orë dhe përshkruan 290 km. Niset që nga St. Moritz dhe mbërrin në Zermatt. Përshkruan alpet zviceriane dhe kalon mbi 300 ura duke ofruar disa nga panoramat më të bukura dhe më marramendëse. Një udhëtim për aventurierët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore