Vende

Disa nga destinacionet më të famshme të turizmit të drogës në botë


Ilustrim

Turizmi është një nga industritë më të mëdha në botë. Ndërsa ka shumë lloje dhe nënlloje të turizmit si eko-turizmi, turizmi i përvojës, turizmi i mirëqenies, ka edhe disa për të cilat flitet më pak (por më të lulëzuarat): turizmi seksual si dhe turizmi i drogës.

Cfarë është turizmi i drogës?

Ky lloj turizmi mund të shihet si udhëtim i ndërmarrë me qëllim të përdorimit ose marrjes së drogave që nuk janë të disponueshme, janë të paligjshme ose shumë të shtrenjta në vendin ku jetojnë.

Për shkak të natyrës heterogjene të turizmit të drogës dhe përmes konsumit të saj, zakonisht njerëzit përpiqen të ndjekin kënaqësinë dhe arratisjen e thjeshtë, ose janë në kërkim për një përvojë të thellë dhe ‘kuptimplotë’.

Ndërsa akti i udhëtimit dhe qëllimi i blerjes ose përdorimit të drogës është në vetvete një vepër penale në disa juridiksione, ka shumë destinacione turistike që po lulëzojnë për shkak të ligjeve ose politikave të tyre të buta të drogës.

Këtu kemi një listë të destinacioneve të turizmit të drogës që duhet t’i shikoni nëse nuk i keni bërë tashmë:

Meksika

Shumë turistë nuk janë në dijeni se Meksika ka dekriminalizuar edhe drogat më të rënda. Sasi të vogla marihuanë, kokainë ose met, heroinë, LSD dhe më shumë janë të gjitha të ligjshme në Meksikë për përdorim personal. Ndërsa drogat janë të ligjshme, paralajmërimi është se shumat që konsiderohen si “përdorim personal” janë mjaft konservatore dhe kapja me më shumë mund të rezultojë në burgim të rëndë.

Holanda

 

Amsterdam

Një destinacion që njihet gjerësisht për qëndrimin e tij liberal ndaj përdorimit dhe posedimit të kanabisit është Amsterdami. Kryeqyteti i Holandës është një destinacion i zakonshëm i turizmit të drogës për udhëtarët nga e gjithë bota, sepse legjislacioni që kontrollon shitjen, posedimin dhe përdorimin e drogës ndryshon në mënyrë dramatike nga një juridiksion në tjetrin. Kjo është arsyeja pse turizmi i drogës lulëzon në Holandë. Qyteti është i mbushur me kafene ku klientët mund të porosisin marihuanë menjëherë nga menyja.

Republika Çeke

Në Republikën Çeke, ndërsa drogat janë teknikisht të ligjshme, përdorimi i drogës nuk është një shkelje. Megjithatë, posedimi i sasive të vogla për përdorim personal është kundërvajtje ku sipas Aktit të Shkeljeve dënohet me gjobë deri në 550 euro. Për shkak të ligjeve dhe politikave të saj liberale, Praga ka fituar një reputacion për të qenë miqësore me ‘drogat e lehta’ si kanabisi. Vlerësohet se gati gjysmë milioni përdorues të marihuanës janë injoruar kryesisht nga autoritetet dhe tolerohen nga pothuajse të gjithë.

Kolorado, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shteti i Kolorados në ShBA e ka legalizuar marihuanën për qëllime rekreative që nga viti 2012. Ndërsa kjo ka hapur derën gjerësisht për turistët e drogës nga vendet tjera. Është ende e paligjshme të tymosësh marihuanën në publik dhe në shumicën e hoteleve, por vizitorët mund të blejnë sasi të vogël të ​​marijuanës për përdorimin e tyre personal. Vetëm se nuk lejohet të fluturoni ose të largoheni nga shteti me drogë.

Peruja

Peruja është e njohur për prodhimin e saj të Ayahuasca, një pije psikedelike e bërë nga një përzierje specifike e bimëve, hardhive dhe shkurreve, përdoret për qëllime ceremoniale dhe shëruese nga kulturat indigjene të rajonit të Amazonës. Kjo drogë halucinogjen përdoret në ritualet shamanike të rajonit të Amazonës dhe i cili është plotësisht i ligjshëm në të gjithë vendin. Por kini parasysh, Ayahuasca nuk duhet marrë lehtë. Përveç halucinacioneve, efektet e tjera anësore të drogës përfshijnë të vjella dhe diarre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore