Lajme

Disa kryebashkiakë të rrëmbyer janë gjetur të vdekur, zbulon Zelensky


Disa kryebashkiakë të qyteteve të Ukrainës, të cilët u rrëmbyen nga forcat ruse, u gjetën të vdekur.

Lajmin e bëri të ditur Volodymyr Zelensky gjatë një interviste për “The Economist”.

“Ata po rrëmbejnë kryetarët e qyteteve tona dhe kanë vrarë disa prej tyre. Por, ne nuk mundëm të gjejmë disa prej tyre”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky theksoi se ushtria ruse përdor të njëjtat metoda në territorin e pushtuar si në Donbass në vitin 2014.

Janë të shumta rastet e rrëmbimit të krerëve të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës nga pushtuesit.

Në veçanti, më 23 mars, trupat ruse mbërritën në shtëpinë e kryetarit të fshatit Motyzhin dhe e rrëmbyen së bashku me të birin.

Më 21 mars, kreu i Nikolai Vasilyevich Sikalenko, kreu i fshatit Tsirkunovskiy, u rrëmbye në rajonin e Kharkiv-it.

Më 11 mars, autoritetet vendase zbuluan rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Melitopol-it, Ivan Fedorov.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e cilësoi këtë rrëmbim si krim lufte.

Më 14 mars, administrata ushtarake rajonale e Zaporozhye-s njoftoi se kryetari i bashkisë së Melitopol-it, i rrëmbyer nga pushtuesit, ndodhej në Luhansk.

Dy ditë më pas, u bë e ditur se Fedorov, si rezultat i një operacioni special, u lirua nga robëria e forcave ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore