Gatimi

Disa ide për vakte romantike në ditën e Shën Valentinit


Po përpiqeni të bëni përshtypje partnerit tuaj? Organizohuni në kuzhinë. Nga receta të thjeshta në tortën me çokollatë të shkrirë, këtu janë disa nga shijet më të mira për të provuar.

Linguine karkalec deti

Ne do ju tregojmë si të arrini shijen ideale. Pasi të skuqni një  hudhër të copëtuar, shtoni dy domate të freskëta dhe gatuajini deri sa të formohet një salcë e trashë dhe e freskët. Ndërsa bëni këtë, marinojini karkalecat në lëng limoni, hudhër dhe vaj ulliri dhe lëreni të pushojnë. Pasi salca të jetë trashur, skuqni karkalecat në një tigan të nxehtë dhe gatuajeni linguine deri në al dente. Përziejini të gjitha së bashku me majdanoz të freskët dhe lëng limoni. Partneri nuk do t’i rezistonte dot!

Mish viçi i pjekur i ngadaltë

Ushqimi komod është i preferuar për këdo. Mishi i viçit i pjekur i ngadaltë i shërbyer me patate, salcë mishi, brokoli dhe një copë të madhe buke me gjalpë është gati e përsosur. Për ëmbëlsirën e Shën Valentinit, mund të bëni një tortë meksikane me çokollatë, të shërbyer me krem të sapo rrahur. Nuk është e komplikuar, por e bën shtëpinë të marrë erë të mrekullueshme Të jesh i sigurt, ngrohtë, i ushqyer mirë dhe i lumtur është më e mira që dikush mund të kërkojë.

Ragù rosë veneciane me njokë të skuqur

Por nëse doni të bëni si shef të kuzhinës, receta në fjalë ju vjen në ndihmë. Menuja do të fillonte me një sallatë dardhe dhe djathë blu me thërrime arre, ose fiston të mbështjellë me proshutë. Për në vazhdim, do të kishim biftek fileto të thatë me kripë me patate të skuqura shtëpie, ose një ragù rosë veneciane me njokë të skuqur. Për ëmbëlsirë, do të ishte një lëvozhgë limoni ose mousse çokollate franceze.

Briosh me vezë të fërguara

Si thoni për briosh në vend të bukës për sanduiçë. Ideale është veza e fërguar, chorizo(lloji sallami) dhe disa qepë pranverore, me pak salcë të nxehtë sipër. E pjek në skarë bashkë me brioshin në formë sanduiçi. Dhe kaq, një sanduiç briosh me vezë të fërguara është gati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore