Jetesë & Stil

Disa fakte që nuk i dini për Brad Pitt


Brad Pitt mbetet një nga aktorët më të njohur dhe më të paguar të Hollywood-it. Filmat e tij janë të shumtë dhe ai numëron dhjetra suksese në botën e kinematografisë. Megjithatë, ka disa fakte rreth tij që jo të gjithë i dinim.

I lindur në vitin 1963 në Shawnee të Oklahomas, në shkollën e mesme, Brad u angazhua në aktivitete sportive, mori pjesë në debate, organizata studentore dhe organizata muzikore shkollore.

Ai ndoqi shkollën e gazetarisë në Universitetin e Misurit. Pothuajse mori një diplomë në gazetari në vitin 1986, por e braktisi shkollën për të provuar fatin e tij në Hollywood.

Ja disa fakte që mudn të mos i dini për aktorin.

Nuk qan kur shikon filma, por qau kur pa “House of Hope”

Aktori ka pranuar për revistën “W” se ky film e ka shkatërruar plotësisht emocionalisht. Ishte aq shumë i ndjeshëm sa madje dhe vetë është surprizuar.

Doli vullnetar për të thyer dhëmbin para xhirimeve të “Fight Club”

Kohë më parë teksa luante në “Fight Club”, aktori doli vullnetar që të thyente dhëmbin e tij. Departamenti i tij i marrëdhënieve me publikun ka shprehur se ai ishte gati që të angazhohej tërësisht për personazhin e Tyler Darden.

Më shumë preferon të jetë producent sesa aktor

Pitt ka rrëfyer në një intervistë se do të ishte më mirë që të qëndronte prapa kamerave. Ai është shprehur se si producent, është pjesë e ekipit që sjell historinë në ekran.

U largua nga kolegji për të vazhduar aktrimin

Ai studioi gazetari, por hoqi dorë kur ishte vetëm 22 vjeç. Në vitin 2011 ai është shprehur se:

Ishte koha e diplomimit dhe miqtë e mi dalëngadalë filluan t’i përkushtoheshin punës. Dhe unë nuk isha ende gati.

Shpesh ha kur është në fokus të kamerës

Pitt shpesh ha kur xhiron një skenë, sepse i pëlqen të jetë i zënë. Ai thekson se: “Më pëlqen të jem i zënë me diçka, nga natyra jam i tillë.”

Di të pilotojë një aeroplan

Ish-gruaja e Brad Pitt, aktorja Angelina Jolie, e bindi atë që të mësonte të fluturonte një aeroplan dhe të bëhej pilot. Në vitin 2008 aktori u shpreh lidhur me këtë pasion të tijin:

Ne kemi një stil tjetër fluturimi, unë jam i fokusuar në detaje dhe asaj i pëlqen të arrijë në destinacion sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore