Përballje

Dirta barazon pa gola në Dukagjin, Malisheva arrin fitore në udhëtim te Drenica


Drita ka bërë një hap tjetër fals, pasi që nuk shkoi përtej një barazimi pa gola në udhëtim te Dukagjini, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 25-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat ishin në kërkim të fitores, por pas 90 minutave rezultati ishte i bardhë 0:0.

Në pjesën e dytë, të dyja ekipet luajtën më bukur duke krijuar raste të mira shënimi.

Drita pati më shumë nga loja, duke krijuar disa raste me Marko SImonovskin, Hamdi Namanin e Almir Ajzerajn, por pa arritur të shënonin.

Me këtë barazim, Drita ka bërë një hap prapa në luftën për titull, e cila mbeti në kuotën e 43 pikëve, tetë më pak se lideri Ballkani.

Ndërkohë, gola me bollëk pati në Skenderaj, aty ku Malisheva arriti një fitore të madhe me rezultat 2:3 te Drenica.

Futbollisti i Malishevës, Agron Bruqi hapi serinë e golave në minutën e 18-të, pastaj për Drenicën barazoi rezultatin Genc Hamiti në minutën e 22-të.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Hasan Hyseni kaloi për herë të dytë Malishevën në epërsi, ku me rezultatin 1:2 skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Armend Abazi barazoi përsëri shifrat në 2:2, por ishte Agon Xhaka i cili shënoi për 2:3 në minutën e 72-të, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.

Me këtë fitore, skuadra e Malishevës ka bërë një hap të mirë drejt luftës për mbijetesë, e cila tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 32 pikë, aq sa kanë edhe Prishtina dhe Drenica.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore