Lajme

Diplomacia turke bën thirrje për vetëpërmbajtje në veri të Kosovës


Ministria e Jashtme turke shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, duke thënë se Turqia u kërkon të gjitha palëve që t’i kthehen dialogut.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta vendase “Daily Sabah”.

Në një deklaratë, ministria u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut për paqe dhe stabilitet, shkruan botimi turk.

Rreth 25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur në përleshjet me serbët që protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë që marrin detyrën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, tha në një deklaratë misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë KFOR.

“Gjatë përballjes me skajet më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin subjekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të pësuar trauma me thyerje dhe djegie për shkak të shpërthimit të mjeteve ndezëse”, tha KFOR-i.

“Sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, citohet të ketë thënë komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore