Jetesë & Stil

‘Dior’ do të realizoj fotografi në qytetet antike të Greqisë


Këshilli qendror i arkeologjisë në Greqi autorizoi përdorimin e disa qendrave arkeologjike të mëdha, përfshirë Akropolin, për seancat e fotografive që do të realizojë kompania franceze e modës “Dior”.

“Këshilli miratoi projektin me unanimitet”, deklaroi një zyrtar i ministrisë.

”Fotografitë do të zhvillohen gjithashtu në Odeonin e Herodit Atticus në këmbët e Akropolit, në Agoran antike, në tempullin e Poseidonit në kepin Sunion, pranë Athinës, dhe në tempullin e Zeusit në Neme”, sipas këtij zyrtari.

Një kërkesë e mëtejshme për të bërë fotografi në stadiumin Panathenaic në Athinë, ku u mbajtën lojërat e para Olimpike të epokës moderne në 1896, do të shqyrtohet në vijim.

”Dior” njoftoi në fund të prillit se do të organizonte më 17 qershor në Athinë paradën e saj, një prezantim që organizojnë markat e mëdha kryesore në katër anët e botës.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore