Boks

Dillian Whyte kërkon të sfidojë Francis Ngannou?!


Dillian Whyte dëshiron të zhvendos profil sportiv – synimi është të hyjë në UFC (Kampionati Kulmor i Luftimit) dhe të ndeshet me kampionin në fuqi të peshave të rënda, Francis Ngannou.

Whyte nuk është boksieri tipi i peshave të rënda që se fundi shkatërroi Alexander Povetkin… jo, jo, Whyte ka pasu një karrierë mjaft të suksesshme edhe në kikboks.

Me targën 21 – 1 – 0, Whyte dëshmon aftësitë e tij të frikshme edhe në kikboks, veç kuotës 28 – 2 – 0 në boks.

Atij i pëlqen ideja që mund të bëhet i pari boksier të hyjë ne MMA (Arte Marciale Mikse) dhe të fitojë një titull… e kujt nuk do t’i pëlqente?

I pyetur për talkSPORT, Whyte u shpreh: “Më imagjinoni të shkoj e ta fitoj titullin e peshave të rënda në UFC… Do të isha i pari boksier në histori që realizon diçka të tillë dhe, në këtë moment të karrierës sime, mund të them me bindje se nuk ka gjë të pamundur për mua”.

Vizioni i Whyte për t’u ndeshur me Ngannou-n, është përqafuar edhe nga promotori i tij Eddie Hearn , i cili dëshiron ta shoh në praktikë këtë skenar mes dy ‘përbindëshave’ të peshave të rënda.

Shefi i Matchroom Boxing, shprehu një segment të një histori dhe marrëdhënies së tij me Ngannou-n dhe mundësinë për të nënshkruar një kontratë beteje brenda kafazit tetëkëndor të UFC-s:

“Unë e dua fort Francis Ngannou-n. Thuajse e arritëm një marrëveshje me të dhe Dillian Ëhyte më parë, por pasi e filmuam, UFC ndërhyri menjëherë dhe eliminoi këtë mundësi”.

“Megjithatë, ne ende e kemi materialin e filmuar. Do e dëshiroja shumë një duel të dy-anëshëmmes Whyte dhe Ngannou – brenda tetëkëndori (kafazi i UFC-s)dhe brenda katrorit (ringu i boksit).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore